Daut Laze u arratis në 40 minuta/ Dhomat e të sëmurëve ishin pa çelës, për të kaluar murin përdori tuta

Shqipëria

Daut Laze u arratis në 40 minuta/ Dhomat e të sëmurëve ishin pa çelës, për të kaluar murin përdori tuta

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 14:39
Daut Laze

Teksa behen dy javë nga arratisja e Daut Lazes nga burgu i Shënkollit policia e shtetit ende nuk kanë rënë në gjurmet e tij.

Sipas burimeve të Ora News, Laze ishte akomuduar në sektorin e të sëmurëve me datën 31 janar e ndërsa me datë 4 shkurt ai u largua nëpërmjet murrit rrethues.

Sipas dëshmisë së punonjësve të burgjeve dhomat e të sëmurëve qëndronin pa celes por vetem me një shul.

40 minuta kohë i është dashur Daut Lazës për t’u arratisur nga burgu i Shenkollit, rezultat ky i dal nga ekzpertiza e policisës së shtetit.

Nga vëzhgimi i pamjeve filmike rezulton se Laze i cili mbahej në një dhomë ku po merrte mjekim bashkë me dy të paraburgosur, është larguar nga institucioni në orën 3.44 minuta të mëngjesit.

Për të kaluar mbi murrin rrethues Laze ka përdorur një palë tuta sportive për të cilën ajnë gjetur nga ana e policisë së shtetit.

Në aportin e ekspertizës evidentohet se zgara e dhomës dhe e sektorit është lënë ë hapur pa celes, gjë të cilën e ka shfrytëzuar Lazë për t’u larguar.

Sipas dëshmisë së punonjësve të burgjeve dhoma ku marrin mjëkin është lënë pa celes pasi shumë të paraburgosur me probleme mendore bëjnë veprime që dëmtojë vetën e tyre.

Ky urdhër për ti lënë pa celes por vetem me shul ka qënë verbal por jo e shkruar dhe e dokuemtuar në urdhera specifike.

Nga ana e punonjësit social dhe psikologut tregojne se takimet dhe intervistat e zhvilluara kanë vënë re luhatje të gjëndjës emocionale.

Në dhomën ku qëndrojë pacientet e sëmuarë Daut Lazë ka hyrë me datën 31 janar ku sipas një kontrolli të kryer mjeket kanë dyshuar se ai mund të këtë zgjedhje dhe për ktë arsye është bërë vecimi i tij nga sektori.

Gjatë momentit të arratisjes Daut Laze ka inskenuar disa rroba dukë i mbuluar me batinjë dhe kur punonjësi i policisë së burgjeve ka kyer kontroll rreth orëve të para të mengjesit e ka konstatuar në distancë por nuk është afruar për të verifikuar nëse ishte ai apo jo.

Prej ditës së arratisjes së tij policia ende nuk kanë rënë në gjurmë të Daut Lazës. Disa kontrolle në ambjetë banesa dhe dhe kulte fetarë nuk është arrituar në sigurimin e provave me qëllim lokalizimin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat