Zëdhënëseja e Presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli deklaroi sot se, PL garanton pagat për nënat e reja në masën 70-100% të pagës për 2 vite pas lindjes.
Në një dalje për mediet Memelli theksoi se, Shqipëria është në një situatë kritike për sa i përket plakjes së popullsisë.
“Numri i bebeve që lindin në vendin tonë po pëson rënie drastike nga viti në vit, duke reflektuar kështu përkeqësimin e treguesve demografikë dhe kushteve sociale e ekonomike në vend”, tha ajo
“Të dhënat zyrtare të INSTAT, tregojnë se në vitin 2024 pati një rënie të lindjeve më 5%, akoma edhe me e thelle se në vitin 2023 ku u raportua rënia me 4.3%”, u shpreh Memelli.
“Partia e Lirisë e ka prioritetin kryesor ndalimin shpopullimit në programin e saj me 5 prioritete për 4 milionë shqiptarë plus, duke garantuar mbështetje konkrete për të rinjtë, ciftet dhe nënat e reja”, tha ajo.
Memelli theksoi se Partia e Lirisë garanton “pagat për nënat e reja në masën 70-100% të pagës për 2 vite pas lindjes. Trefishim të bonusit të bebes.
Ulje të taksave në pagë dhe të ardhura për nënat me 2 apo më shumë fëmijë. Kredi për çiftet e reja 20.000 euro ku interesat I paguan shteti.
Ofrimi i shtëpive për çiftet e reja sipas modelit Hungarez, krijimi i fondit të banesave për çiftet e reja dhe blerje me kosto të banesave të pa shitura”.
Gjithashtu, shtoi Memelli PL garanton “kredi për blerje shtëpie me interes të subvencionuar dhe zbritje të kredisë me 3000 euro për fëmijën e parë, 6000 euro për fëmijën e dytë dhe 10.000 euro për fëmijën e tretë.
Mbështetje falas me ushqime dhe suplementet ushqimorë të domosdoshëm për gratë shtatzëna të familjeve në gjendje varfërie e papunësie, gjatë shtatzanisë dhe deri 1 vit pas lindjes.
Garantim nga shteti falas I veshjeve dhe aksesorëve pediatrikë për një periudhë 1- vjeçare për fëmijët e lindur në familjet në varfëri dhe të papuna.
Mbulim i plotë falas i të gjitha barnave përfshirë edhe ato që nuk janë pjesë e listës së Barnave të Rimbursueshme për nënat dhe fëmijët e porsalindur për një periudhë 1 – vjeçare.
Pagesa e kujdestarëve gjatë shtatzanisë. Sigurim i detyrueshëm i jetës në çerdhe, kopshte, shkolla dhe ambjente rekreative për cdo fëmijë. Sistemin e kateringut në kopshte e shkolla.
20 mijë euro grant për çdo të ri deri në 25 vjec që fillon biznes social apo start- up”, u shpreh ajo.