Drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli ka zhvilluar një takim me shqiptarët të cilët jetojnë në Savigliano, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.
Topalli theksoi se në takim u fol në lidhje me fuqinë e madhe të diasporës dhe urgjencën për t’u regjistruar si votues për parlamentaret, pasi afati i regjistrimeve në PER përfundon më 4 mars.
“Takimi në Savigliano ishte një nga më emocionuesit! Sa shumë njerëz kam ritakuar pas kaq vitesh! Sa mall, sa histori njerëzore të ndjera…
Folëm për fuqinë e diasporës dhe potencialin e saj për të ndryshuar Shqipërinë. Ishte një kënaqësi e veçantë të takoja edhe shumë miq të fëmijërisë.
Diskutuam për urgjencën e regjistrimit, pasi 4 marsi është afati i fundit!
Një falënderim nga zemra për çdo shqiptar, të rinj e të reja, zonja dhe motra që morën pjesë në këtë takim kaq të ngrohtë dhe plot dashuri në Savigliano.
Mirënjohje e veçantë për organizatorin Rebati Dodaj, për angazhimin dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm!”, shkruan Topalli.