Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 43-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

Shqipëria

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 43-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Shtetasi Ergys Likaj, i shpallur në kërkim për trafik droge dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale është arrestuar këtë të diel.

43-vjeçari është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Në vitin 2016, gjykata e Romës në Itali i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, r veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

Njoftimi:

Policia e Shtetit/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 27”.

Lokalizohet, kapet dhe arrestohet provizorisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, Ergys Likaj, 43-vjeç i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe i koordinimit të punës me homologët italianë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale (Fast Albania), në kuadër të operacionit “Operacionalja 27”, lokalizuan në Pogradec dhe arrestuan provizorisht shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, E.L., 43 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Romës/Itali, në vitin 2016, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi në Itali.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat