Gjatë prezantimit të programit ekonomik të Partisë Demokratike, Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, foli mbi sipërmarrjen dhe modelin ekonomik që ofron PD duke paraqitur një vizion të qartë për një Shqipëri me ekonomi të lirë, konkurruese dhe të drejtë për të gjithë qytetarët.
Ajo theksoi se PD është e vendosur të rikthejë rregullat e lojës në ekonomi, duke krijuar një mjedis të ndershëm për sipërmarrësit dhe duke luftuar klientelizmin dhe monopolin.
Kodi i ri Fiskal – Kushtetuta e re e Taksave
Një nga pikat kyçe të programit të prezantuar nga Tabaku ishte krijimi i Kodit të ri Fiskal, një reformë e thellë që do të rregullojë të gjitha politikat tatimore mbi baza të qarta dhe të parashikueshme për bizneset dhe qytetarët. “Ky kod nuk do të ndryshohet sipas interesave të pushtetit, por do të jetë një kornizë e qëndrueshme ligjore që garanton taksa të drejta dhe konkurrencë të ndershme,” u shpreh Tabaku.
Ajo nënvizoi se ndryshimet e shpeshta në legjislacionin fiskal kanë krijuar një sistem të padrejtë dhe të ndikuar nga klientelizmi. Për këtë arsye, PD angazhohet për një taksë të sheshtë 10%, e njëjtë si për individët ashtu edhe për bizneset, duke ulur kështu barrën e tepërt fiskale që ka dëmtuar sipërmarrësit e ndershëm.
Rimodelimi i ekonomisë – Heqja e barrierave për biznesin dhe konkurrencë e ndershme
Sipas Tabakut, shteti është pengesa kryesore për sipërmarrësit. Ajo denoncoi subvencionet klienteliste dhe kontratat korruptive të qeverisë socialiste që kanë krijuar një ekonomi të pabarabartë, ku vetëm një grup i vogël përfiton, ndërsa shumica e biznesve përballen me vështirësi.
PD propozoi eliminimin e kontratave korruptive të PPP-ve, një rishikim tërësor të buxhetit dhe shpenzimeve të shtetit, si dhe një qeverisje më të vogël dhe më efektive që vendos theksin tek inovacioni dhe zhvillimi ekonomik. Tabaku gjithashtu premtoi reformimin e tregut të pronës, për të siguruar një mjedis të favorshëm për investime afatgjata dhe formalizimin e ekonomisë.
Një tjetër pikë kyçe e programit ekonomik të PD-së është digjitalizimi i plotë i shërbimeve për bizneset, duke lehtësuar procedurat dhe ulur korrupsionin administrativ.
“ Bizneset nuk mund të vazhdojnë të jenë viktima të inspektimeve të porositura nga qeveria, prandaj ne do të vendosim rregulla të qarta për kontrollet tatimore, të cilat do të bazohen vetëm mbi analiza risku dhe jo mbi shantazhe politike, ” u shpreh Tabaku.
Një ekonomi e lirë dhe e fortë për një Shqipëri evropiane
Në përmbyllje të fjalës së saj, Tabaku theksoi se modeli aktual ekonomik nuk mund të vazhdojë të funksionojë vetëm për një pakicë të privilegjuar. “ Ne nuk mund të kemi një ekonomi që punon vetëm për 100 biznese dhe lë të tjerët jashtë garës. Shqipëria duhet të shkëputet nga ky model dhe të kalojë në një ekonomi të lirë dhe konkurruese, ” deklaroi ajo.
Programi ekonomik i PD-së synon të sjellë barazi mundësish për të gjithë qytetarët, tërheqje të investimeve, rritje të prodhimit vendas dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, duke e përgatitur Shqipërinë për integrimin e plotë në Bashkimin Evropian.
“ Një ekonomi e fortë do të thotë një Shqipëri e fortë. Ky është angazhimi ynë dhe ne nuk do të ndalemi derisa të bëhet realitet, ” përfundoi Tabaku.
Më poshtë mund të lexoni fjalimin e plotë të Jorida Tabakut:
Tani dua t’i drejtohem sipërmarrësve të ndershëm, që cdo ditë nga mëngjesi në darkë mbajnë gjallë ekonominë e vendit, punësojnë paguajnë taksa ndershmërisht dhe përballen me një një sistem të pandershëm, që nuk punon për ta dhe që është produkt i ligjeve klienteliste dhe me porosi, të cilat kanë vrarë ekonominë tonë dhe mbi të gjitha shpirtin sipërmarrës. Ata përballen përditë me një sistem të pandershëm taksimi, një sistem të pandershëm incentivash ekonomike dhe taksash që nuk I ndihmon por I dekurajon në punën e tyre.
Prandaj, e kemi të nevojshme dhe most ë domosdoshme për t’I ofruar mundësi të barabarta të gjithë sipërmarrësve dhe atyre që kanë në gen sipërmarrjen dhe të bërit biznes; krijimin e një Kodi Fiskal që do t’u shërbejë atyre dhe padyshim edhe Shqipërisë. Një ide që PD, flaë edhe z. Florion Mima, e ka pasur me kohë dhe ai ka insistuar me kohë për këtë kod.
Po çfarë është Kodi fiscal? Një kushtetutë taksash që vendos parimet e shkruara të t ëjgiht politikave fiskale dhe duke ndërtuar rregulla të qarta loje për këdo. Kodi I procedurës tatimore është ndryshuar 140 herë ndonëse ka 130 nene në tërësi dhe në raste të shumta kanë qenë ndryshime me porosi. Gjithashtu ligjet me porosi, ligjet që nxisin një ekonomi të kapur për interesa të caktuar të disa bizneseve do të eleminohen. Një taksë e sheshtë, e përmendur pak më herët, do të vendoset njësoj si për të ardhurat personale edhe për ato nga biznesi dhe do të jetë 10%. Reformimi I strukturës së taksës së karburantit dhe gjithë barrës që nuk shkon në ekonomi porn ë pak duar. Sikundër dhe një sanksionim të qartë ligjor për kontrollet tatimore që do të aktivizohen vetëm në bazë të një risku. Duke hequr gjithë taborrin e zyrtarëve, tatimorëve që sot shkojnë tek bizesi. Rimbursimi i TVSH i garantuar brenda afatit dhe automatik Eleminimi i gjithë përjashtimeve nga TVSH përpos dy elemntëve që do jenë parësore dhe do rregullohen me rimbursim; shporta ushqimeve dhe energjia.
Synimi është vendosja e rregullave të qarta loje, për të pasur një reformim fiskal dhe një garanci për këdo që do të luajë në treg dhe konkurenca e ndershme.
Së dyti, pengesa më e madhe sipërmarrjeve është shteti. Penguesi dhe shkelësi më i madh i ligjit është shteti. Ai pengon konkurencën dhe meritokracinë ndaj ne kemi menduar si ti ndryshojmë këto pika. E para, heqja e subvencioneve klienteliste që prekin një apo dy biznese. Shteti po e prish këtë konkurencë në treg. Digjitalizimi i plotë për biznesin, ulja e kostove të energjisë për bizneset prodhuese dhe përpunuese për të nxitur industrializimin dhe prodhimin vendas.
Rishikimi i të gjitha PPP-ve për të eliminuar kontratat korruptive dhe për të ristrukturuar projektet që dëmtojnë tregun e lirë. Shqipëria ka nevojë për një ristrukturim efektiv të qeverisë dhe ristrukturim të buxhetit nga shpenzimet e kota. Kjo nis nga të gjitha shoqëritë që zotërohen nga shteti, deri tek pronat shtetërore.
Reforma e tregut të pronës për të formalizuar ekonominë dhe për të stimuluar investimet afatgjata.
Ristrukturimi i gjithë shpenzimeve të shtetit drejt një qeverie të vogël. Njëkohësisht dhe në reforma reale derregullatore pasi hiperrregullimi i kushton shtrenjtë sipërmarrjes shqiptare por edhe biznesit shqiptar.
Shqipëria duhet të shkëputet nga një ekonomi e mbështetur në monopole dhe industria duhet të rivitalizohet dhe adaptohet për të kaluar në një ekonomi moderne dhe konkurruese.
Duhet të dalim nga ky model ekonomik ku punohet për 100 biznese dhe për të ndryshuar këtë model ekonomik arrihet përmes inovacionit dhe zhvillimit ekonomik që mungon në tregun shqiptar dhe që modeli ynë ekonomik bazuar mbi këtë program e mundëson.
Pasi duhet t’i japim fund një modeli ekonoik që përmison jetën dhe bilancin e 5% ndërsa pjesa tjetër punon për to.
Beteja jonë nuk është vetëm kundër qeverisë së dështuar socialiste, por për të ardhmen e Shqipërisë. PD nuk do të ndalojë derisa çdo shqiptar të ketë të njëjtat mundësi për sukses, sipërmarrja të dhe ekonomia shqiptare të jetë e denjë për t’u integruar në Bashkimin Evropian.
Një ekonomi e fortë do të thotë një Shqipëri e fortë!
Shqiptarët nuk kërkojnë asgjë më shumë se të kenë një ekonomi që punon për ta. Ne angazhohemi që ky vizion të bëhet realitet.
Një ekonomi e lirë dhe e fortë do të thotë një Shqipëri më e fortë!