Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi ka reaguar në lidhje me disa lajme të pavërteta të publikuara në media të ndryshme, ku ndërtuesin Fatmir Bektashin e quajnë njeri të tij.
Në një postim në Facebook, Malltezi ka treguar të vertetën e lidhjes së tij me Fatmir Bektashin, ku si ai dhe Xhimi Begeja, janë tre bashkëpronarë të tokës së tyre private në kompleksin Magnet.
‘Së bashku me Xhimin dhe Fatmirin jemi 3 bashkëpronarë të tokës sonë private në kompleksin Magnet. Fatmiri është nip i Dylbere Vaqarit - familje themeluse e Tiranës si edhe Begeja’, shkruan Malltezi.
Postimi i plotë:
Për të përfitu ca klikime ky portali ka lujt me titullin sipas qefit pa pyet fare për të vërtetën. Së bashku me Xhimin dhe Fatmirin jemi 3 bashkëpronarë të tokës sonë private në kompleksin Magnet (Fatmiri është nip i Dylbere Vaqarit - familje themeluse e Tiranës si edhe Begeja). Për mangalemin nuk di të them se është tokë e fiseve të tjera të Tiranës, ndërsa në Magnet tokën e të parëve tanë e zhvilluam me shumë dashuri, duke mos ndërtuar gradaçela por pallate të këndshme plot hapësira publike, duke punuar me arkitekt botëror që kushtoi shumë por ia vlen se ishte toka jonë private e jo e vjedhur apo dhuruar nga kryehajduti rama, krijuam parkun më të madh urban me mbi 2000 pemë dhe vendpushime plot për të gjitha moshat, shpenzuam mbi 800,000 $ për të blerë objektet e rrënuara dhe të uzurpuara nga hajdutët komunistë por nuk nxorrëm askënd me forcë, përkundrazi i zgjidhëm hallin 42 familjeve informale që jetonin në kushte mesjetare në ato objekte të rrënuara në tokën tonë private duke shpenzuar 3 miljon € për këtë gjë, falëm tokë nga e jona për kopshtin dhe çerdhen më të mirë në Tiranë, hoqëm 1 miljon € nga fitimet tona dhe i ndërtuam dhe dhuruam Tiranës kopshtin/çerdhen më të mirë me ashensor dhe fasadë të ventiluar. Përveç këtyre financuam edhe 200,000 € për faltoren e komunitetit.
Këto i bëmë ne pronarët fisnikë e nuk krahasohet dot asnjë nga hajdutët e as lëpirësit mediatikë të edi ramës që edhe tokën që ne e lamë për gjimnaz e vodhi leçjani me 4 vkm të personalizuara nga Edi Rama dhe spak nuk guxon të hetojë se “xix aty se djeg”. Ftoj këtë portal por edhe të gjithë miqtë e armiqtë të tregojnë një zhvillues tjetër që të ketë sistemuar 42 familje me paratë e veta, të ketë falur tokë dhe ndërtesë rë re për kopsht/cerdhe me paratë e veta, të ketë bërë park urban me mijëra pemë, faltore për besimtarët, disa vepra arti dhe kënde shlodhëse për të gjitha moshat dhe do e nderoja pafund se modeli i zhvillimit në kompleksin magnet është thjesht i papërsëritshëm edhe nga ata të cilëve edi rama ju ka dhuruar toka dhe para publike sikur ti kish të kristaqit