Këshilli Koordinues i Diasporës ka kujtuar të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë, që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.
KKD kujton se kanë mbetur edhe 16 ditë për regjistrimin e shqiptarëve që jetojnë në diasporë, për të votuar në zgjedhje. Regjistrimi përfundon më 4 mars 2025.
Thirrjen për të votuar për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë e bënë personalitete të shquara shqiptare në botë si Mark Gjonaj, Emina Cunmulaj, biznesmeni Lazim Destani etj.
*Regjistrimi përfundon më 4 Mars 2025 Regjistrohu këtu: https://kqz.gov.al/votues-nga-jashte/
Është e thjeshtë, e shpejtë dhe do të sigurojë që e ardhmja e Shqipërisë të pasqyrojë ëndrrat dhe aspiratat e të gjithë njerëzve të saj, pavarësisht se ku jemi.