Analisti Ben Andoni tha se duket se sistemi i drejtësisë tek ne sa u takon procedurave për arrestimin lë shumë për të dëshiruar.
Ai tha se me arrestimi ne Erion Veliajt, Partia Socialiste ka marrë një goditje shumë të fortë, ashtu sikurse edhe vetë kryebashkiaku.
Andoni: Duket se sistemi i drejtësisë tek ne sa u takon procedurave për arrestimin lë shumë për të dëshiruar. Kjo ka ndodhur edhe me Berishën që u la në një masë arresti të gjatë, pastaj me Metën është tejkaluar shumë. Si procedurë lë shumë për të dëshiruar. Veliaj është arrestuar në mënyrë më komode, por sipas juristëve e pajustifikuar dhe mendohej se mund të lihej në arrest shtëpie.
PS ka marrë një goditje shumë të madhe ashtu sikurse edhe për Veliajn.
Tek PD-ja ka krijuar një problem që është mungesa e standardeve, pasi Berisha ka ndryshuar gjuhën në raport me drejtësinë. Kjo tregon se partitë që duan të vijnë në pushtet të kenë kohezion politik. PS është goditur sepse Veliaj është personi me granë më të lartë dhe ishte në detyrë dhe pasardhës për kryeministër.