“Kaq shumë e do kastravecin”/ Gjesti i drejtohet banorit të ri: Do të të nxjerr me zarf të zi!

Shqipëria

“Kaq shumë e do kastravecin”/ Gjesti i drejtohet banorit të ri: Do të të nxjerr me zarf të zi!

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 21:09
Gjesti, Vserlso

Banori më i ri i shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”, Vserlso, ka pasur debate të shumta me banorët që në hyrje.

Një nga banorët me të cilët ai ka pasur debate ka qenë dhe Gjesti, me këtë të fundit që i është drejtuar me fjalët “do të të nxjerr jashtë shtëpisë me zarf të zi”. Kjo deklaratë u pasua nga Vserlo, i cili tha se “të rren mendja”.

Pjesë nga debati:

Vserlo: Nuk marr vesh unë nga kuzhina. Më demonstro pak si bëhet sallata. Hë mo, ma demonstro.

Gjesti: Ty me zarf të zi do të nxjerr jashtë.

Vserlo: Vërtetë do më nxjerrësh ti mua me zarf të zi!? Ça thua? Sa të rren mendja. Kështu të rren gjithmonë, apo vetëm sot? Kaq delusional je? Ti po pret kastravecë tani, s’ke as miell.

Gjesti: Mbete te kastraveci, kaq shumë e do? Aty mbete sa të diskutosh kastravecin.

Vserlo: Ti degjenerohesh vetë. Ti degjenerohesh me sekonda.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat