Drejtuesja Politike e PS për qarkun e Tiranës Ogerta Manastirliu ka qenë sot në Zall Bastar.
Ajo shprehet se me banorët e kësaj njësie administrative, u fol për punët e mira që janë bërë dhe u diskutua për sfidat që na presin përpara.
Manastirliu se diskutimet vlejnë për të pasur në të ardhmen një Shqipëri më të mirë.
“Me banorët punëtorë e mikpritës të Zall Bastarit, për të ndarë së bashku punët e mira që kemi bërë dhe për të diskutuar për sfidat dhe angazhimet që kemi përpara, me vizionin tonë për të ndërtuar një Shqipëri edhe më të mirë, ku çdo komunitet ka zërin dhe vendin e tij në zhvillimin e vendit”, shkruan Manastirliu.