Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut 2025.
Në fjalën e tij me hyrëse në këtë konferencë gjatë Tryezës së Rrumbullakët mbi Taktikat e Zonës Gri në Kontinentin Evropian, nënvizoi rreth nevojës urgjente të një përgjigjeje të fortë e të bashkuar Evropiane ndaj kërcënimeve hibride, sulmeve kibernetike dhe ndaj çdo taktike që synon destabilizimin e kontinentit tonë.
“Lufta në Ukrainë është një kujtesë e fortë se siguria jonë varet në veprimi i përbashkët. Stabiliteti Euro-Atlantik duhet të jetë prioritet kryesor”, theksoi Hasani. Hasani u shpreh mirënjohës ndaj Ambasadorit Rainer Rudolph për udhëheqjen e këtij diskutimi shterrues.
Në datat 14-16 Shkurt 2025, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në Edicionin e 61-të të Konferencës së Sigurisë së Mynihut (MSC 2025), i cili është një nga forumet më prestigjioze ndërkombëtare për çështjet e sigurisë dhe politikës globale.
Ministri Hasani zhvilloi një sërë takimesh të frytshme e produktive në këtë konferencë, ku përfshihen shkëmbimet me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Jordanisë, Ayman Al-Safadi; Ministrin e Jashtëm të Kuvajtit, Abdullah Al-Yahya; Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla-Shwarz; Senatoren Amerikane, Elissa Slotkin; Anëtarin e Komitetit të Sigurisë Kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar, Mike Martin; dhe Nënkryetaren e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Finlandë, Tytti Tuppurainen.
Gjithashtu, Ministri Hasani ishte i ftuar nderi dhe një nga folësit kryesorë në tryezën e rrumbullakët mbi Taktikat e Zonës Gri në Kontinentin Evropian, të organizuar nga Kryetari i MSC 2025, ish-Ambasadori Christoph Heusgen, me fokus diskutimin mbi sfidat e reja të sigurisë evropiane dhe rajonale.
Pjesëmarrja e Ministrit Hasani në këtë forum të rëndësishëm nënvizon angazhimin e Shqipërisë për forcimin e partneriteteve ndërkombëtare, rritjen e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbështetjen e paqes dhe stabilitetit global.