Vendi ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve me kthjellime në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira pritet të ketë vetëm në zonat e thella malore të Shqipërisë.
Por parashikohet që pjesa e dytë e ditës ti bëjë gradualisht më të dukshme vranësirat, të cilat në skajin verilindor do të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluara dëbore.
Ndërsa; në pjesën më të madhe të territorit do të dominojnë kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta, por pa reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen maksimumet me 2 gradë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera minimale deri në 13°C maksimalja në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi Verilindor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.