Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës/ Një viktimë dhe 3 të plagosur

Shqipëria

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës/ Një viktimë dhe 3 të plagosur

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit kësaj të hëne në autostradën Qafë Kashar.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë 25 vjeçari Gëzim Muçaj, gjatë kohës që po transportohej për në spital, ndërsa 3 të aksidentuarit e tjerë ndodhen tek Trauma në gjendje të rëndë shëndetësore: Eduart Ripa 61 vjeç, Ervin Qira 40 vjeç dhe Shkëlqim Doci 65 vjeç.

Sa i takon rrethanave të aksidentit, sipas burimeve, 3 të aksidentuarit dhe viktima kanë qenë në një furgon duke shkuar për punë në Palasa, ku drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollim dhe është përplasur me trafik ndarësen.

Në momentin që kanë dalë të shohin dëmtimet e furgonit, një mjet tjetër ka ardhur me shpejtësi dhe i ka përplasur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat