“Shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë”- Ilir Meta nga qelia i uron Kosovës Pavarësinë

Shqipëria

“Shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë”- Ilir Meta nga qelia i uron Kosovës Pavarësinë

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 09:11
Ilir Meta

Presidenti i PL-së, Ilir Meta, nga qelia i ka uruar Kosovës 17 vjetorin e Pavarësisë, duke e quajtur një shembull të shkëlqyer të funksionimit të demokracisë.

Meta shprehet se Kosova forcohet çdo ditë si faktor i rëndësishëm paqeje, sigurie dhe stabiliteti në rajon.

“Shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë, shtetit ligjor dhe garantimit të votës së lirë”, thekson Meta.

Ai shton se PL është e vendosur për të mbrojtur pavarësinë e integritetin territorial të Kosovës, si dhe të mbështesë procesin e njohjeve dhe anëtarësimin e saj në gjithë organizatat rajonale dhe në OKB.

Postimi i plotë:

🇦🇱❤️🇽🇰 Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë e dashur!

Forcohesh çdo ditë si faktor i rëndësishëm paqeje, sigurie dhe stabiliteti në rajon, shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë, shtetit ligjor dhe garantimit të votës së lirë.

Partia e Lirisë është e vendosur për të mbrojtur pavarësinë e integritetin territorial të Kosovës, si dhe të mbështesë procesin e njohjeve dhe anëtarësimin e saj në gjithë organizatat rajonale dhe në OKB.

Urimet më të përzemërta vëllazërore!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat