Mbrëmjen e të dielës një banesë në qytetin e Gramshit është përfshirë nga flakët.
Burime raportuan se nga një vatër zjarri e shfaqur në brendësi të banesës flakët përfshinë të gjithë ambientin duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Mendohet paraprakisht se zjarri ka ardhur si pasojë e një ngrohëseje.