Rikthehen reshjet e dëborës edhe në Bulqizë.
Uljet e temperaturave deri në minus 5 gradë janë shoqëruar edhe reshje dëborë. Sa i përket akseve nacionale kalimi bëhet normalisht pasi intensiteti i reshjeve është i vogël, raporton korrespondenti i Top Channel Dëfrim Karaj.
Aktualisht probleme ka në Bypass-in e rrugës së Arbrit ku lëvizja e mjeteve bëhet me vështirësi për shkak edhe të terrenit të vështirë.
Lëvizja me vështirësi e mjeteve të transportit të minatorëve bëhet edhe në rrugët e minierave të Zonës Martanësh dhe Tërnovë.
Sa i përket rrugëve rurale të njësive administrative të Bashkisë Bulqizë nuk raportohen probleme!
Ndërkohë policia bën thirrje drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes në lëvizje pasi për shkak uljeve të temperaturave kanë nisur ngricat në rrugë!