Dëbora mbulon Kukësin! Vështirësi në qarkullimin e automjeteve, akisdentohen 3 makina

Shqipëria

Dëbora mbulon Kukësin! Vështirësi në qarkullimin e automjeteve, akisdentohen 3 makina

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Kukësi sot është zgjuar i zbardhur nga dëbora.

Reshjet e dëborës kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Rruga që ka shfaqur probleme më shumë ka qenë ajo e Kombit në segmentin Thirrë-Fan-Reps, ku për shkak të prezencës së borës e akullit janë shënuar dy aksidente zinxhirë, ndërsa në daljen e fshatit Fan një mjet tjetër ka dalë nga rruga, fatmirësisht vetëm me dëme materiale.

Ndërkohë që një mjet i vogël tip Benz është përplasur në hyrje të tunelit edhe pse ishte me zinxhirë.

Reshjet e borës janë prezente në të gjitha akset nacionale e rurale, drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes të ulin shpejtësinë dhe të jenë të pajisura me mjete dimërore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat