“Dumani zbaton politikën e Shqipërisë pa opozitë”, Berisha tregon letrën që firmosi në SPAK: Kjo dështoi në SHBA, këtë fat do ketë edhe këtu

Shqipëria

“Dumani zbaton politikën e Shqipërisë pa opozitë”, Berisha tregon letrën që firmosi në SPAK: Kjo dështoi në SHBA, këtë fat do ketë edhe këtu

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 10:25
Sali Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij nga Apeli i GJKKO-së.

Ndërkohë disa prej mbështetësve të tij dhe eksponentë të partisë janë mbledhur para ambienteve të SPAK, sikundër një ditë më parë u kërkuar nga strukturat e PD me një mesazh në grupin e Whatsapp.

“Te dashur miq. Nesër ditën  e hënë ne ora 9:30 serish Kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha do jete ne dyert e SKAP. Ju lutem te mobilizojmë  strukturat e degëve për te qene te gjithë aty. Ne orën 9:30 përpara selisë SKAP-it. Faleminderit”, thuhej në mesazhin e PD.

Berisha pasi doli nga SPAK, para ambienteve të Prokurorisë tregoi letrën që firmosi.

“Kreut të kësaj organizate kriminale, Altin Dumani, që zbaton politikën e Shqipërisë pa opozitës të monstrës Xhorxh Soros dhe kukullës së tij në Tiranë. Por kjo politikë dështoi në SHBA dhe të njëjtin fat do ketë në Shqipëri.
Firmosur, Sali Berisha. Kjo është kopja!”, tha Berisha pasi doli nga SPAK duke treguar letrën që firmosi.

“Por unë sot do të dënoj me forcën më të madhe aktin puçist, banditesk të narkoqeverisë dhe narkobashkisë Rama, të cilët morën peng për orë të tëra gjykatës dhe prokurorë të çështjes Veliaj. Rikthyen në Tiranë skenat e viteve ’80, kur Eskobari sulmoi gjykatën dhe aty pati viktima të tëra.  Pas 40 e sa vitesh, Ediskobari kreu të njëjtin akt ndaj gjykatës dhe prokurorisë.

Në historinë e botës ka pra vetëm dy raste, ka rastin Eskobar dhe rastin Ediskobar. Në historinë e botës ka me qindra raste protestash opozitare apo grupe interesi para gjykatave dhe prokurorive në çdo kryeqytet të botës. Por protestë shtetërore, protestë e organeve shtetërore, ajo përbën një grusht shteti brenda shtetit. Dhe e garantoj Edi Ramën dhe Erion Veliajn se ky krim antikushtetues do u regjistrohet atyre dhe do ndëshkohen në mënyrë shembullore që kujt të mos i shkojë mendja në pushtet të sulmojë pushtetin tjetër”, deklaroi më tej ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat