Blendi Klosi: Kërkojnë që çdokush që ka një telefon, të regjistrojë sa herë të dojë. Kjo do ta hedhë në erë sistemin. Nuk ka negociatë për këtë. Kush ka celular, për 2 minuta del gjurmë ID dhe të japin çdo të dhëë si është forma e një karte belge. Mund të prodhohen aq shumë dokumente, sa mund të hedhin sistemin në erë.
Nuk mund të identifikohet dot. Prandaj po e them, nëse do të paraqitet me ndonjë dokument anglez, kanadez etj, nuk mund të verifikohen dot. Është një hile, nuk është një dëshirë për të prodhuar më shumë shqiptarët. Hile nga ai i katit të tetë (Berishës). Kërkojnë të ndërtojnë një mekanizëm që manipulohet kaq thjeshtë. Kjo është një hile aq e vjetër sa lideri i tyre. e vjet
Jorida Tabaku: Kemi dëgjuar për presione të papara ndaj shqiptarëve të Diasporës. I keni detyruar të largohen nga vendi, tani doni t’i detyroni të votojnë për ju.
Kemi parë rasti të emigrantëve që janë fotografuar në takimet tona dhe fotot i kanë sjellë këtu si presion ndaj familjarëve të tyre.