Mjegulla e dendur ka pushtuar zonat e Krujës.
Prej orëve të para të mëngjesit të së hënës, dendësia e madhe e mjegullës ka mbuluar qytetin e Krujës dhe zonat përreth saj.
Probleme shfaqen në lëvizjen e automjeteve, konkretisht në zonat e malësisë.
Fatmirësisht, nuk është regjistruar asnjë incident.