Gjekmarkaj dhe Lela takim me shqiptarët në Casano: Vota në zgjedhjet e 11 majit, akt patriotik

Shqipëria

Gjekmarkaj dhe Lela takim me shqiptarët në Casano: Vota në zgjedhjet e 11 majit, akt patriotik

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 11:10
Foto nga takimi

Nënkryetari Agron Gjekmarkaj dhe drejtori i Komunikimit i Partisë Demokratike, Alfred Lela, kanë zhvilluar të dielën një takim me shqiptarët e Casanos, provincë e Milanos, në Itali.

Ata folën për nevojën e regjistrimit në platformën PER të KQZ, dhe u kanë shprehur të pranishmëve gatishmërinë e selisë qendrore të PD në Tiranë për të ndihmuar me këtë proces.

Në takim është folur për rëndësinë e Diasporës shqiptare në Itali, me një një traditë të shkëlqyer, urë mes Shqipërisë dhe Perëndimit, që daton që nga koha e Skënderbeut. Dy përfaqësuesit e PD kanë folur për rëndësinë e jashtëzakonshme të zgjedhjeve të 11 majit dhe rolin kyç të Diasporës, si edhe për programin e PD, ku një vend të veçantë zë edhe shpopullimi, diaspora dhe mundësia e kthimit të shqiptarëve në atdhe.

Në takim kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Casano d’Ada, Fabio Colombo dhe këshilltari komunal, shqiptaro-italiani Martin Gjoni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat