“Më jep fjalën për procedurë”/ Tensione në Kuvend, deputetët e opozitës mblidhen rreth Foltores

Shqipëria

“Më jep fjalën për procedurë”/ Tensione në Kuvend, deputetët e opozitës mblidhen rreth Foltores

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 11:45
Kuvendi i Shqipërisë

Mes kërkesave për të marrë fjalën, deputetët e opozitës u mblodhën për pak minuta rreth Foltores, duke krijuar tensione gjatë seancës plenare.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, këmbënguli për të marrë fjalën për procedurë, ndërsa kryeparlamentarja Elisa Spiropali u shpreh se fjalimi i tij nuk ishte për procedurë. Ndërsa sekretari i përgjithshëm i PD-së e akuzoi Spiropalin se po shkel rregulloren e Kuvendit.

Në Foltore, u rreshtua dhe Garda, që me kërkesë të kryetares së Parlamentit, u largua pak minuta më vonë.

Bardhi: Më jep fjalën për procedurë

Noka: Po shkel rregulloren

Spiropali: Jo, nuk e shkel as për ju, as për mazhorancën. Deputet, ulu të lutem. Garda mund të largohet, nuk ka nevojë

Seanca e sotme është vazhdim i së enjtes, që u ndërpre për shkak të tensioneve dhe përplasjeve. Dy protagonistët e asaj seance ishin Flamur Noka dhe Petrit Doda, të cilët disa herë bllokuan foltoren duke penguar seancën. Situata u ndez kur në sallë mbërriti Sali Berisha, i cili lëshoi një lumë akuzash në drejtim të socialisteve për mbrojtjen që po i japin kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës

Kryedemokrati Sali Berisha kërkoi që përballë të kishte Edi Ramën. Në sulm për të mbrojtur kryetarin u hodh Flamur Noka, i cili rrëmbeu një shishe uji dhe qëlloi ministrin Taulant Balla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat