Gazment Bardhi: Thërrisni në seancë ministrin e Brendshëm, që në seancën e kaluar gënjeu pa turp, duke na dhënë informacione të rreme që Policia nuk kishte pasur asnjë dijeni për prezencën e një turme para SPAK kur po mbahet seanca për masën ndaj Veliajt. SPAK dhe GJKKO kanë konfirmuar se kishin njoftuar për cenimin e ambienteve të sigurisë dhe në mënyrë të paprecedentë Policia e Shtetit, jo vetëm nuk kishte bërë detyrën, por ka refuzuar thirrjen e Gardës së Republikës. Nuk mund ta lëmë pa e kaluar këtë. Kjo do të thotë që kanë rënë themelet e shtetit. Jo vetëm duhet të dorëhiqet, po Ministri i Brendshëm duhet të shkarkohet.
Madje, qëndrimi i Policisë së Tiranës ishte akoma më idiot, kur thoshte se nuk tubimi ishte spontan. Kur tubi është spontan, quhet i paligjshëm.
Qëllimi ishte një: që Edi Rama me punonjësit e administratës i kërcënon jetën çdo prokurori dhe gjyqtari që jep vendime pa e pyetur.
Zonja kryetare, thërrisni në seancë ministrin të japë llogari.