“Keqardhje që Veliaj gjendet në këtë situatë”/ Gjonaj: Lënia e Bashkisë pa kryetar në prag të zgjedhjeve, e padrejtë!

Shqipëria

“Keqardhje që Veliaj gjendet në këtë situatë”/ Gjonaj: Lënia e Bashkisë pa kryetar në prag të zgjedhjeve, e padrejtë!

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 11:47
Gjonaj

Gjonaj: Ndjej keqardhjen e madhe që Erion Veliaj dhe familja e tij gjenden në këtë situatë sot. Nga njëra anë me përbaltjen e fytyrës së tij në mënyrë të padrejtë dha nga ana tjetër, beteja që duhet të bëjë me drejtësinë për të vërtetën e tij.

Lënia e Bashkisë Tiranë pa kryetar, në prag të zgjedhjeve është e padrejtë. Masa e sigurisë nuk duhet të jetë në disproporcionalitet përballë të mirës publike. Nuk më bëhet qejfi për askënd që arrestohet, por ka ardhur koha në radhë të parë të ndërtojmë një politikë të shëndetshme.

Kujtojmë punën që ka bërë për një Tiranë më të mirë, për një Tiranë me infrastrukturë shumë më të zhvilluam në pastërtinë, në zhvillimin, me shumë aktivitete kulturore, sportive, sociale, me më shumë shërbime për ata që kanë më shumë nevojë. Nuk shoh asnjë lëkundje për çfarë kemi bërë për t’i dhënë vendin një sistem të ri drejtësie, ashtu sikurse s’ka lëkundje për të vijuar luftën kundër korrupsionit.

Dhe sot, jo pak probleme kanë institucionet e drejtësisë, e kanë thënë dhe raportet ndërkombëtare. Drejtësia është shtylla kryesore e një shteti, por duhet të jetë në respektim me të drejtat e individit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat