Dyshohet se ka kryer marrëdhënie me 13-vjeçaren, burg për 38-vjeçarin nga Lezha! Mendohet se e ka shfrytëzuar edhe për prostitucion

Shqipëria

Dyshohet se ka kryer marrëdhënie me 13-vjeçaren, burg për 38-vjeçarin nga Lezha! Mendohet se e ka shfrytëzuar edhe për prostitucion

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 12:02
Foto ilustrim

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 38-vjeçarin Simon Gjoka për akuzën e vjedhjes dhe të dyshimit për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitur.

Masa e kërkuar nga prokurorja Denisa Perdja është pranuar nga Gjykatësja Englantina Biba, e cila duke vlerësuar të ligjshëm arrestin ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg.

Vetë 38-vjeçari ka mohuar se ka kryer marrëdhënie me të miturën, duke pretenduar se fotot dhe video që janë gjetur në telefon nuk janë të asaj natyre. Gjykata i ka kërkuar prokurorisë vijimin e hetimeve në lidhje me dyshimet për marrëdhënie seksuale me të miturën, raporton korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda.

Arrestimi i tij u bë pas dyshimeve për disa vjedhje bagëtish, por pas vendosjes në përgjim, u zbulua se komunikonte me të miturën me biseda me kontekst seksual. Nëna e të miturës kishte miqësi me Simon Gjokën.

Menjëherë është bërë shoqërimi dhe marrja në pyetje në praninë e psikologut dhe nënës së saj, të 13-vjeçares që ka dëshmuar se lidhja me 38-vjeçarin kishte filluar prej më shumë se 1 viti dhe se kishin kryer edhe marrëdhënie seksuale.

Në telefonin e të miturës janë gjetur videot intime dhe foto, por vajza ka pranuar gjithashtu se 38-vjeçari e kishte prezantuar edhe me persona të tjerë, ndërsa është ngritur dyshimi se mund të jetë shfrytëzuar prej tij për prostitucion.

Pritet akt ekspertimi i mjekut ligjor dhe marrja sërish në pyetje e të miturës për të përcaktuar nëse ajo është shfrytëzuar për prostitucion. Nëse vërtetohen këto akuza, pritet që çështja t’i kalojë krimeve të rënda. E mitura shiste qirinj në Kishën e Shna Ndout në Laç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat