Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur paraditen e sotme në SPAK.
Ajo hyri në ambientet e Prokurorisë së Posaçme me dy gishtat lart dhe e qeshur.
GJKKO ka caktuar ndaj Monika Kryemadhit masës e sigurisë detyrim paraqitje. Ish-kryetarja e LSI-së, aktualisht deputete e PL-së, Monika Kryemadhi po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.
Po për këtë dosje po hetohet bashkëshorti i saj, Ilir Meta, me të cilin është në proces divorci. Aktualisht Ilir Meta ndodhet në qeli, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.