Pas reagimit të Ajola Xoxës, e cila tha se ka shpenzuar 75 mijë euro nga 2015 deri në 2025, ka reaguar Sali Berisha duke thënë se blerjet e saj janë të faktuara.
“Faturat doganore, unë i kam sjellë këtu dhe jam i sigurt që janë vënë në dispozicion të Ajola Xoxës dhe faktojnë shifrën e bërë publike nga Prokuroria”, deklaroi ish-kryeministri.
Por, Berisha tha se më e rëndë është se janë shpërdoruar paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe atyre amerikanë e europianë.
“Mendoj se aktet më të rënda, më të rënda, janë financimi i Ajola Xoxës dhe familjarëve të saj, nga burri i saj Erion Veliaj, nga paratë e taksapaguesve. Kjo përbën një vjedhje publike të hapur, sepse nuk duhej të ndodhte kurrsesi.
Mendoj se po kaq e rëndë dhe me një peshë specifike shumë të veçantë është shpërdorimi që ka bërë kompania Byla me paratë e taksapaguesve europiane dhe amerikane. Me faktuara fiktive janë përpjekur të justifikojnë vjedhjen e parave”, tha kreu demokrat.
Berisha: Se cila është shuma që Ajola Xoxa ka disponuar, unë ju them se vetëm në kasafortë, sipas burimeve të qarta, janë gjetur 95 mijë euro dhe një sasi e madhe lekësh.
Së dyti, hetimet kanë treguar një seri kompanish të familjes së Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës që përfitonin fonde publike nga bashkia, nga institucione të tjera qeveritare dhe shkonin të gjitha në arkën e Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës.
Faturat doganore, unë i kam sjellë këtu dhe jam i sigurt që janë vënë në dispozicion të Ajola Xoxës dhe faktojnë shifrën e bërë publike nga Prokuroria.
Mendoj se aktet më të rënda, më të rënda, janë financimi i Ajola Xoxës dhe familjarëve të saj, nga burri i saj Erion Veliaj, nga paratë e taksapaguesve. Kjo përbën një vjedhje publike të hapur, sepse nuk duhej të ndodhte kurrsesi.
Mendoj se po kaq e rëndë dhe me një peshë specifike shumë të veçantë është shpërdorimi që ka bërë kompania Byla me paratë e taksapaguesve europiane dhe amerikane. Me faktuara fiktive janë përpjekur të justifikojnë vjedhjen e parave.
Prandaj Ajola Xoxe, Erion Veliaj, Edi Rama dhe të gjithë ata që kanë marrë fonde të taksapaguesve amerikanë dhe europiane, t’i kthejnë sa më parë.