Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, pyeti opozitës se përse nuk kanë komentuar raportin e DASH për “Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit”.
“Pse jeni sot si pula të lagura, se nuk lini raport të DASH pa përmendur. Si ka mundësi që këtë raport për pastrimin e parave nuk dëgjova ta përmendni. Nuk ju dëgjova të flisni për dhëndrin e një ish-kryeministri që kishte fituar 5 milionë euro”, tha Balla.
Në raportin e Transparency International për vitin që lamë pas, Shqipëria rezulton me një rritje prej 5 pikësh, krahasuar me 2023-shin. Në renditjen e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit, vendi ynë numëron 42 pikë në total, nga 100 që janë pikët maksimale.
Në raport, Transparency International vë theksin te aksionet e Prokurorisë së Posaçme në nivele të larta të politikës. “Prokuroria dhe gjykata e specializuar kundër korrupsionit kanë dënuar ish-ministra, deputetë dhe kryebashkiakë, një proces që ka ndihmuar institucionet e drejtësisë të fitojnë besimin e qytetarëve”, thuhet në raport.