Partia Demokratike do të mbështesë Besim Ndregjonin, kryetarin e shoqatës së ish-të përndjekurve politikë për Avokat të Popullit.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha artikuloi emrin e Ndregjonit kur u pyet në konferencën për shtyp.
Zgjedhja e Avokatit të Popullit do të realizohet sot në Kuvend, ndërkohë që drejtueses aktuale të këtij institucioni i ka përfunduar mandati tre vjet më parë.