Prokuroria e Posaçme antikorrupsion ka mbyllur hetimet për dosjen e SASPAC.
Ajo ka dërguar për gjykim të akuzuarit, mes tyre ish-ministrin Ilir Beqaj.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se SPAK ka ngritur akuza ndaj Beqajt për korrupsion, shkelje barazie në tendera, mashtrim, falsifikim, shprehje pasurie.
Ndërkohë pasi është njohur dhe i janë komunikuar akuzat, Beqaj ka kërkuar që të njihet me dosjen.