Vinin baste të lojërave të fatit nëpërmjet celularëve, arrestohen 4 persona në Lushnje

Shqipëria

Vinin baste të lojërave të fatit nëpërmjet celularëve, arrestohen 4 persona në Lushnje

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Katër shtetas të identifikuar si  Alban Gorovelli, Orgest Gorovelli  Luis Dervishi dhe Kleo Dervishi janë arrestuar nga policia e Lushnjes pasi vinin baste të lojërave  të fatit në ambientet e një subjekti  privat.

Gjithashtu nisi procedimi në gjendje të lirë gjithashtu  edhe për një shtetas, pasi në ambientet e këtij subjekti, u kap me një sasi Cannabisi me vete.

Blutë kanë sekuestruar 4 celularë dhe sasinë e Cannabisit.

Njoftim:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Gamers”.

Gjatë operacionit u ndërhy në ambientet e një subjekti privat në lagjen “Karbunarë e Sipërme”, e përshtatur për këtë veprimtari. Në ambientet e këtij subjekti, u kapën në flagrancë, duke vënë baste me celularë, dhe u vunë në pranga, pronari i berberhanes, shtetasi A. G., 20 vjeç, si dhe shtetasit L. D., 22 vjeç, K. D., 19 vjeç dhe O. G., 22 vjeç.

Gjithashtu, në kuadër në këtij operacioni, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. G., 23 vjeç, pasi u gjet në ambientet e këtij subjekti, me një sasi të vogël Cannabisi me vete.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat