Eksperti për çështjet zgjedhore, Kristaq Kume thotë se kërkesa e Partisë Demokratike, për votimin me ID të huaj të emigrantëve që nuk ka dokumente shqiptare, është jo korrekte dhe e pamundur për t’u realizuar.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Kume u shpreh se kjo mund të krijojë ngërç dhe të mos arrihet dakordësia mes palëve.
“Është shumë e rëndësishme që këto 84 vota, të realizohen sipas dakordësisë, të dy kahëve politike, të PD dhe PS. Ndryshe, zor se ndryshimet në kodin zgjedhor do të arrijnë në zbatimin e tyre. Nëse PD nuk është dakord, është e vështirë që të vendoset dhe që ndryshimet në kodin zgjedhor të zbatohen më 11 maj. Mund të shohim se cilat janë ndryshimet që do të bëhen, janë ndryshime të mirëpritura. Ngërçi është kërkesa e PD, që një zgjedhës nuk ka dokumente të shtetit shqiptar, ai të mund të votojë, kjo ka krijuar ngëçin. Unë besoj se nuk ka për t’u zgjidhur. Patjetër e rrezikojmë.
Nëse gjithçka do kondicionohet në sjellen e PD me këtë gjë, pra, ndryshimet mund të bëhet, por jo me njerëz të PD, atëherë, PD me njerëzit që ka te rregullatori, do bëhet pengesë. Do jetë e pamundur që procedura të shkojë deri në fund. Votimi me dokumenta jo shqiptare, e pamundur për t’u bërë. Për mua nuk është kërkesa absurde, por koha jo e përshtatshme”, theksoi ai.