Ish-deputeti Lefter Maliqi, i ftuar në programin e drekës në News24, ka shprehur mendimin e tij mbi mënyrën se si do të paraqitet opozita në zgjedhjet e 11 majit.
Ai theksoi se ka pasur kontakte me liderët e opozitës, duke përmendur takimin me Ilir Metën, ku theksoi se Partia e Lirisë po forcohet në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021 në qarkun e Beratit.
Maliqi gjithashtu tha se ka kontaktuar edhe me Sali Berishën pas përfundimit të arrestit shtëpiak. Ai shpjegoi se qëllimi i tyre është që qarku i Beratit të arrijë për herë të parë 4 mandate për opozitën dhe 3 për Partinë Socialiste.
“Kam pasur kontakt me zotin Ilir Meta. Ja kam thënë në sy në mbledhje të kryesisë së PL po forcohet në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021 në qarkun e Beratit. Kam patur kontakt edhe me Berishën pas daljes nga arresti shtëpiak. Të dyve u kam thënë se ne synojmë që qarku i Beratit të ketë 4 mandate për herë të parë për opozitën dhe 3 për PS-në”, u shpreh ai.