Aksidenti i rëndë në Kthesën e Viroit, policia jep detaje: Makina u përplas me mjetin e ushtrisë, dy viktima dhe një i plagosur

Shqipëria

Aksidenti i rëndë në Kthesën e Viroit, policia jep detaje: Makina u përplas me mjetin e ushtrisë, dy viktima dhe një i plagosur

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 14:00 në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”.

Një automjet tip “Volkswagen Cady”, i drejtuar nga shtetasi Pano Kalanderi, 58 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me një automjet tip “Mad”, i cili i përket Ushtrisë dhe drejtohej nga shtetasi B. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes, Kalanderi humbi jetën, si dhe një pasagjer në automjetin e tij, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i njohur.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit ushtarak, B. Gj., ka marrë dëmtime të lehta dhe aktualisht është duke marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e pasagjerit që ka humbur jetën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat