PS kundër Besim Ndregjonit, hiqet nga rendi i ditës votimi i Avokatit të Popullit

Shqipëria

PS kundër Besim Ndregjonit, hiqet nga rendi i ditës votimi i Avokatit të Popullit

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 18:37
Kuvendi

Kuvendi i Shqipërisë në seancën plenare pasditen e së hënës, vendosi heqjen nga rendi i ditës të votimit për kandidaturën e Avokatit të Popullit. Ky vendim u mor me dakordësinë e PS dhe PD, pasi vendosën të gjejnë konsensus për emrin e propozuar.

Deputeti socialist Niko Peleshi u shpreh se emri për Avokatin e Popullit duhet të vinte me konsensus, ndërsa kreu i PD vendimi me konsensus mund të jetë vendimi më i drejtë që mund të marrë kuvendi.

Niko Peleshi: Emri për Avokatin e Popullit duhet të vinte me konsus

Berisha: Nëse nuk bini dakord, të merret koha e nevojshme për të arritur në vendimin që mund të jetë vendimi më i drejtë qe mund të marrë ky Parlament.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat