Policia e Tiranës lajmëron se një 60-vjeçar dyshohet se ka kryer vetëvrasje.
Efektivët shprehen se dyshohet se ka kryer vetëvrasje shtetasi me inicialet I.S. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se i ndjeri është shtetasi Ilmi Sina.
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.02.2025, rreth orës 18:05, në rrugën “Peti” dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesën e tij shtetasi I. S., rreth 60 vjeç.
Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.