Paparaci “kap mat” Berishën në Kuvend, bën gati postimin për Ramën në Facebook

Shqipëria

Paparaci “kap mat” Berishën në Kuvend, bën gati postimin për Ramën në Facebook

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 19:43
Sali Berisha

Në kulmin e debateve në Kuvend, ku sot u miratuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe shkarkimi i 11 anëtarëve të Këshilit Drejtues të RTSH, me konsensus nga të dy palët, Sali Berisha duket se ka gjetur kohë të merret edhe me rrjetet sociale.

Objektivi i LSA e ka “kapur mat” kryetarin e Partisë Demokratike, me iPad-in e tij në dorë, teksa përgatit një postim të radhës në rrjetin social Facebook.

Në fokusin e postimit të Berishës është kryeministri Edi Rama, për të cilin me ironi shkruan në videon e postuar: 

“Qenka zgju mirë kryetari sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat