Fier/U ndërprenë rrugën bagëtitë, dy mjete përplasen me njëra-tjetrën, vdes çobani

Shqipëria

Fier/U ndërprenë rrugën bagëtitë, dy mjete përplasen me njëra-tjetrën, vdes çobani

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 19:58
Policia

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Berat-Roskovec ku si pasojë e përplasjes së dy automjeve ka mbetur i vdekur një person.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në aksin rrugor Berat-Roskovec, në fshatin Suk 1, ku automjeti me drejtues shtetasin Q. M.,  është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. A.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga disa bagëti të imëta.

“Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi F. G, i cili po kalonte bagëtitë e imëta në rrugë, ku disa krerë bagëti kanë ngordhur, po si pasojë e përplasjes”, thuhet në njoftimin e policisë Berat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat