E rëndë në Krujë! Shoferi 32-vjeçar përplas për vdekje të riun

Shqipëria

E rëndë në Krujë! Shoferi 32-vjeçar përplas për vdekje të riun

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 21:08
Foto ilustrim

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Thumanë të Krujës.

Automjeti me drejtues shtetasin D.S, rreth 32 vjeç ka përplasur për vdekje 36-vjeçarin G.Gj. Shoferi 32-vjeçar u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.

“Krujë/Më datë 17.02.2025, rreth orës 19:15, në fshatin Thumanë, Krujë, automjeti me drejtues shtetasin D. S., rreth 32 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin G. Gj., rreth 36 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit po shoqërohet për në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat