Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në Top Story.
Ai tha me bindje të plotë se para zgjedhjeve të 11 majit do të këtë edhe arrestime të tjera të nivelit të lartë.
“Duam apo nuk duam në SPAK po futet në një fushatë zgjedhore. Edhe para 11 majit do të ketë arrestime të tjera.
Gjasat janë se do ketë arresime të nivelit të lartë, pasi po doli fakti do merret menjëherë masa.
Prandaj politika po ndihet e kërcënuar para garës elektorale, pasi e dinë, kanë informacione,” tha Karamuço.