"Fustani 8990 $" - Gazetarja Njuma: Vishet nga një yll i Hollivudit dhe Ajola Xoxa

Shqipëria

"Fustani 8990 $" - Gazetarja Njuma: Vishet nga një yll i Hollivudit dhe Ajola Xoxa

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 23:54
Ajola Xoxa

Gazetarja dhe moderatorja e emisionit "Ora e Betit", ne "Ora News", Beti Njuma ka reaguar në lidhje me skandalin që ka përfshirë çiftin Veliaj-Xoxa dhe luksin e shfrenuar ku është zhytyr bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës.

Tha se nuk vishet me Hermes dhe Chanel/ Ja një listë fustanesh luksoze të Ajola Xoxës që shkojnë 6000-7000 euro

Njuma ka publikuar të dhënat e njërit prej fustaneve që ka veshur Ajola Xoxa gjatë një nate eventi, i cili kushton 8990 dollarë.

Gazetarja shprehet se “ky fustan i Carolina Herreras, i koleksionit të 2018, vishet nga një yll Hollivudi siç tregon foto dhe nga Ajola Xoxa”.

Postimi i plotë:

Vetëm ky fustan i Carolina Herreras i koleksionit të 2018 që kushton sipas linjës nga 7-23 mijë euro vishet nga një yll Hollivudi siç tregon foto dhe nga Ajola Xoxa.

Bashkëshortja e Veliajt në 9 vite si zonja e parë e Tiranës ka me qindra foto eventesh e mbrëmjesh gala me veshje luksi, këpucë,çanta dhe bizhuteri të shtrenjta. Duhet të kesh kohë e të merresh me gërmimin e garderobës së saj…

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat