Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në fshatin Thumanë të Krujës.
Automjet, i drejtuar nga një 32-vjeçar ka përplasur një këmbësor.
Fatkeqësisht, këmbësori rreth 36 vjeç ka humbur jetën.
“Më datë 17.02.2025, rreth orës 19:15, në fshatin Thumanë, Krujë, automjeti me drejtues shtetasin D. S., rreth 32 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin G. Gj., rreth 36 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit po shoqërohet për në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale”, thuhet në njoftim.