‘Vija e kuqe është zhdukur’/ Agron Shehaj zbulon bisedën me Altin Dumanin 8 muaj më parë

Shqipëria

‘Vija e kuqe është zhdukur’/ Agron Shehaj zbulon bisedën me Altin Dumanin 8 muaj më parë

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 06:41
Agron Shehaj

Kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka zbuluar një bisedë që ka pasur me kreun e SPAK, Altin Dumanin, tetë muaj më parë në Kuvend, ku e kishte pyetur nëse ekzistonte një “vijë e kuqe” që as SPAK nuk mund ta kalonte për të luftuar korrupsionin.

Gjatë një interviste televizive, Shehaj tha se në korrik, gjatë raportimit të Dumanit në parlament, ai e kishte sfiduar me një pyetje të drejtpërdrejtë mbi kufijtë e hetimeve. Sipas tij, Dumani ishte përgjigjur se hetimet kanë nevojë për kohë dhe se rezultatet do të shiheshin në të ardhmen.

“Tani, pas arrestimit të Erion Veliajt, duket se ajo ‘vijë e kuqe’ është zhdukur,” tha Shehaj, duke e cilësuar këtë si një moment të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit.

Ai theksoi se korrupsioni është problemi kryesor i Shqipërisë dhe se ky fenomen nuk është kryer vetëm nga ministra apo drejtorë, por nga nivelet më të larta të qeverisjes. Sipas tij, SPAK tani ka filluar të veprojë realisht kundër korrupsionit të rrënjosur në sistem.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat