“Veliaj nuk është i vetmi”, Beci bën deklaratën e fortë

Shqipëria

“Veliaj nuk është i vetmi”, Beci bën deklaratën e fortë

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 06:44
Benet Beci

Benet Beci ka komentuar arrestimin e Erion Veliajt nga SPAK, derisa ka dhënë një thirrje të fortë, ku ka potencuar se politikanët të ndëshkohen njësoj, pasi 99% prej tyre janë të përfshirë

“Duke filluar nga fakti që shpeshherë politika, por edhe drejtuesi i mazhorancës, ka ngritur në serialin e tij “Sy m’sy” edhe pretendimet e lidhjes shkak-pasojë në çështje, unë mendoj si profesionist që duhet të shpjegojmë diçka shumë thelbësore. Jemi në fazën ku Prokuroria e Posaçme ka paraqitur një kërkesë në gjykatë, në bazë të disa hetimeve që ka kryer, për dyshimet të arsyeshme, të bazuara në ekzistencën e kryerjes së disa veprave penale, nga disa autorë të dyshuar.

Këtu, në këtë moment nuk jemi përballë fazës shkak-pasojë. Këtu jemi përballë momentit të hapjes së derës, për të çelur një hetim, i cili, më tej do konsolidojë këto prova që janë me dyshime të arsyeshme sot, ose do krijojë prova të reja për të konsoliduar më tej akuzat. Pra, e thënë me pak fjalë, Prokuroria e Posaçme kishte një dyshim, një dyshim i bazuar në kërkesën që ia paraqiti gjykatës. Gjykata, në bazë të këtij dyshimi, jo në bazë të asaj dosje, por në bazë të argumenteve për dosjen, dha një vendim të përcaktuar.

Vendimi që ne kemi lexuar, ose qoftë dhe njoftimi për shtyp i Prokurorisë së Posaçme, sigurisht që kemi të bëjmë me një prokuroi e cila është elitare në Shqipëri, ka profesionalizmin, por dhe çdo prokurorie tjetër nuk i lejohet që në kërkesën për caktimin e masës së sigurimit, të shprehë fantazi. Çdo fjali që ka të shkruar aty, duhet ta ketë të bazuar në prova dhe në shkresa. Në çfarë shohim dhe çfarë lexojmë, në bazë të provave dhe shkresave, është dyshimi i arsyeshëm.

Historiku i masave të sigurimit të përcaktuar nga Prokuroria e Posaçme, nuk i jepte asnjë zgjidhje tjetër, përveç masës së sigurimit “arrest me burg”. Pse historiku? Si është sjellë Prokuroria e Posaçme me dosjet e tjera, me personazhet e tjera, nuk kishte rrugë tjetër përveç masës së sigurimit “arrest me burg” në rastin konkret.”, u shpreh Benet Beci

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat