Vota e Diasporës/ Rama emigrantëve: Regjistrohuni, 11 maji është vendimtar për Shqipërinë

Shqipëria

Vota e Diasporës/ Rama emigrantëve: Regjistrohuni, 11 maji është vendimtar për Shqipërinë

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 08:50
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar edhe këtë të martë bashkëbisedimin e përjavshëm me ndjekësit e tij në Facebook, duke iu përgjigjur edhe komenteve lidhur me çështje të ndryshme.

Fillimisht Rama u ndal te vota e Diasporës, duke thënë se është shumë e rëndësishme, dhe se procesi duhet të ndiqet me kujdes, duke shtuar se 11 maj është vendimtar për Shqipërinë 2030.

“Tani është përcaktuar qeveria si përgjegjësie për të mbuluar të gjitha shpenzimet me postë. Do të duhet thjesht të shënojnë preferencën të fusin fletën e votimin në zarfin që do të kthehet dhe ta kthejnë mbrapsht me postë.

Regjistrohuni se kjo është jo vetëm historike për ata që janë jashtë. Nga ana tjetër 11 maj është vendimtar për Shqipërinë 2030, për procesin e anëtarësimit”, tha Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat