Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Celibashi jep afatet për partitë, koalicionet dhe listat shumëemërore

Shqipëria

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Celibashi jep afatet për partitë, koalicionet dhe listat shumëemërore

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 11:24
Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, në konferencë me gazetarët tregoi afatet për regjistirmin e partive politike dhe koalicioneve

Një parti politike, që do të regjistrohet si subjekte zgjedhor, duhet ta paraqesë këtë kërkesë jo më vonë se 75 ditë nga data e zgjedhjeve, Kërkesa për regjistrimin e koalicioneve duhet të depozitohen në KQZ kjo më vonë se 70 ditë para datës së zgjedhjeve. 

Deri më 25 shkurt është data kur përfundon afati për depozitimin kërkesave të partive për tu regjistruar si subjekt zgjedhor dhe i komiteteve nismëtare.

Data e fundit për kërkesat. Më 7 mars, përfundon kërkesa e depozitimit për regjistrimin e koalicioneve. 12 mars, përfundon afati për depozitimin e listave shumë emërorë të kandidatëve. Më 17 mars përfundon afati për verifikimin e dokumenteve të kandidatëve. Më 25 mars përfundon afati i miratimit të listave shumëemërore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat