Kokainë, kanabis dhe ekstrazi/ Policia detaje nga operacioni antidrogë: U arrestuan 27 persona, 7 ende në kërkim

Shqipëria

Kokainë, kanabis dhe ekstrazi/ Policia detaje nga operacioni antidrogë: U arrestuan 27 persona, 7 ende në kërkim

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 11:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Shtetit ka bërë me dije detaje në lidhje me operacionin e zhvilluar gjatë natës e deri në orët e para të mëngjesit në kryeqytet.

Në një konferencë për shtyp bëhet me dije se në kuadër të operaconit “Blic 34” u ekzekutuan 27 masa “Arrest me burg” për veprat “prodhim shitje narkotikësh”, vijon puna për kapjen e 7 personave të tjerë.

Hetimet vijojnë që nga nisja e vitit 2025, ndërsa u sekuestruan:

3.4 kg kokainë

150 doza heroinë

500 ekstazi

12 kilogramë kanabis

10 automjete

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat