Ngjarja makabër në Shkodër/ Qëlloi të dashurën dhe më pas veten, zbulohet identiteti i viktimës dhe të plagosurës

Shqipëria

Ngjarja makabër në Shkodër/ Qëlloi të dashurën dhe më pas veten, zbulohet identiteti i viktimës dhe të plagosurës

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 12:07
Foto ilustrim

Policia ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Shkodër ku 34-vjeçari Kolë Manaj qëlloi të dashurën e tij, Anila Prendushi dhe më pas veten. Raportohet se viktima dhe e plagosura janë gjetur brenda makinës tij Wolskwagen rreth orës 11:15 në lagjen “Mark Lula”. Kolë Manaj raportohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa e dashura e tij u dërgua në spital, ku sipas policisë, ndodhet në gjendje shumë të rëndë.

“Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi Kolë Manaj, 34 vjeç dhe shtetasja Anila Prendushi, me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Shtetasi Kolë Manaj ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë”, informuan blutë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin. Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri, ndërsa në brendësi të makinës është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34 vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.

Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat