Zhvillohet konferenca kombëtare për arsimin e lartë.
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij tha se është pesë fishuar buxheti për kërkimin shkencor.
Kreu i qeverisë bëri një retrospektivë ku tha “Vinim nga një fazë barbarie në arsimin e lartë. Duket sikur ka qenë 100 vjet më parë, por ka qenë vetëm 10 vite më parë. Ishin biznese”.
“Do duhet një punë e përbashkët po kaq intensive dhe e fokusuar për të bërë adresimet e duhura për arsimin e lartë. Tashmë kemi pesë fishuar buxhetin për kërkimin shkencor dhe universitetet tona janë në aleancën evropiane të universiteteve. Në samitin e bërë këtu u vendos që edhe për universitetet të hapet mundësia në futjen e aleancës së universiteteve evropiane. Kjo është një rrugë që shpresoj ta ndjekë çdo universitet pasi ka benefite. Ne ndërkohë që me të drejtë kemi folur për shumë vite lidhur me nevojën e zgjerimit të bazës financiare.
Vinim nga një fazë barbarie në arsimin e lartë, ka qenë dhjetë vite më parë, ku situata në arsimin e larë ishte katastrofë, me 18 universitete, që ishin biznese. Edhe sot nuk mund të them se nuk ka probleme, por sidoqoftë sot kemi që shumë gjëra janë adresuar dhe janë vënë në vend dhe është e rëndësishme tani të jemi realist me njëri tjetrit, që në me vërtetë i kemi hapur doktoaraturat, por duhet të synojmë doktoratura të niveleve europiane, jo thjesht doktoraturat për doktoratura. Ajo që besoj se është pika më e rëndësishme është që ndryshimi që ka filluar për të vënë kërkimin shkencor në funksion të vendit, të thellohet. Ti japim shumë më tepër fokus kërkimit shkencor në funksion të zhvillimit të vendit dhe sektorëve”, tha ai.