Përplasen dy automjete në Laç, lëndohet rëndë njëri prej shoferëve

Shqipëria

Përplasen dy automjete në Laç, lëndohet rëndë njëri prej shoferëve

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 13:04
Foto ilustrim

Dy automjete janë përfshirë në një aksident rrugor në qytetin e Laçit.

Policia thotë se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë njëri prej shoferëve ka mbetur i lënduar.

Ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Grupi hetimor pritet të sqarojë rrethanat e ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat